MENU
klinika

"Gjykata hodhi poshtë akuzat ndaj meje!"

A i frikësoheni dosjes “Toyota Yaris? Përgjigjet Balla

14.02.2022 - 12:37

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla shprehet se është i pashqetësuar nga dosja “Toyota Yaris”, për të cilin kryedemokrati Lulzim Basha e denoncoi disa vite më parë.

Në një prononcim për mediat, Balla deklaroi se asokohe, Gjykata për Krimet e Rënda hodhi poshtë këto akuza.

Sipas Ballës, Basha prej vitesh përdor të njëjtën gjuhë si babai i tij politik, Sali Berisha. Balla thotë se tashmë sëbashku me Berishën do të paguajnë kostot e atyre se çfarë kanë bërë në të kaluarën.

“Kemi qenë në këtë korridor të Kuvendit të Shqipërisë, më pak se 4 vite më parë, në 2018 ose 2019 ku zoti Basha lëshoi një akuzë që u provua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë se ishte gënjeshtër. E vërteta vonon por nuk harron. Sot jemi në kushtet ku thuajse gjithë kjo histori është zbardhur. Personi që më ka akuzuar mua tashmë është në listën e personave që kanë dijeni për këtë çështje. Jam i kënaqur që historia 30-vjeçare e kultivuar nga Berisha, që hidh akuza të pavërteta ndaj kundërshtarit, po merr goditjen e duhur.

Nëse Basha para 3-4 vitesh akuzonte me të njëjtën mënyrë si babai i tij politik, sot jemi në kushtet ku Basha, duhet të paguajë kostot. Ishte gënjeshtër, Luli me dijeni apo pa dijeni dëmtoi një aksion policor. Nuk kam asnjë dijeni për çështjen se çfarë ka deklaruar Basha në SPAK. Jam krenar që fitova betejën time me Bashën. Tani se çfarë bën Basha me pëllumbat që lëshon herë pas here, çtë mbjellësh do të korrësh. Edhe Luli dhe Saliu po korrin atë që kanë mbjellur” – tha Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas Bashës, në “lupë” edhe 22 persona të tjerë

‘Misioni’ i prokurorëve belgë për “Toyota Auris”


“S’mbaj përgjegjësi për shpenzimet e ish-gruas dhe ish-vjehrrës sime“

Ilir Meta në gjyq: Shumica e pronave dhe e llogarive bankare ishin të Monika Kryemadhit

“Kur morëm qeverisjen na dukej ëndërr ta ulnim borxhin sa është sot“

Gjiknuri: Të rrisim pensionet qoftë edhe duke rritur pak borxhin publik!