“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A ndikon anemia në sjelljen e fëmijëve?
Mjeku: Anemitë kronike mund të çojnë në çrregullime të sjelljes tek fëmijët si rezultat i çrregullimeve të sistemit nervor duke reduktuar edhe performancën shkollore, vështirësi në përqendrim. Ndërsa tek anemitë nga mangësia e hekurit, është më e shpeshtë simptoma e dhimbjes dhe lodhjes së këmbëve.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.