MENU
klinika

“E kam pasur në shkollë…"

Agron Llakaj zbulon detajin interesant për Monikën

11.02.2022 - 14:10

Pas hyrjes së dy opinionistëve të spektaklit më të njohur në Shqipëri “Big Brother Vip” këtë herë banorëve iu bashkuan për të darkuar me ta disa emra të njohur shqiptarë. Bëhet fjalë për moderatoren Xhemi Shehu, Salsano Rrapi, Agron Llakaj, Flori Gjini, Ermal Mamaqi dhe Edi Manushi.

Gjatë bisedave të shumta mes tyre, Agron Llakaj ka zbuluar një detaj që ne nuk e dinim për të dhe Monika Lubonjën. Ai tha se ata të dy kanë qenë në një shkollë së bashku.


“Me Monikën nuk jemi shokë të afërt, por kemi qenë në shkollë bashkë. Monika ishte një vit mbrapa meje. Sepse unë kam shkuar baba në shkollë, Monika ishte gocë e re”, u shpreh Agroni.

Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj nuk ngurroi të shprehte mendimin e tij përsa i përket eksperiencës së Monikës në “Big Brother Vip”. Ai tha se e ka ndjekur vazhdimisht atë dhe se në javët e para të futjes së saj në shtëpi, pa vështirësi tek ajo për tu përshtatur me banorët e tjerë. Aktorja e mirëpriti mendimin e Agronit duke u shprehur se nuk kishte me kë të debatonte për shkak të moshës së re të banorëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Ermal Mamaqi te Xhemi Shehu, këta ishin vizitorët

Si shkoi darka e dytë e banorëve!