MENU
klinika

“U martua në moshën 80-vjeçare”

Aktori i njohur tregon historinë e dashurisë së nënës së tij

14.02.2022 - 13:32

Nëna e aktorit të njohur, Owen Wilson, Laura ishte në gjendje të gjente përsëri dashurinë edhe pse në moshën 80 vjeçe.

Gjatë një intervistë në “The Ellen DeGeneres”, Owen tha se nëna e tij e cila tani është 82 vjeçe, u martua përsëri kur ishte 80 vjeçe.

Wilson foli për këtë temë ndërsa diskutonte për filmin e tij më të fundit “Marry Me”, të cilin ai luan përkrah Jennifer Lopez.

“Mamaja ime së fundmi u martua në moshën 80-vjeçare me një djalë shumë të mirë. Unë mendoi se kjo është një histori shumë romantike dhe ideja që mund të gjesh dashurinë në çdo moshë”, tha Wilson.

Nëna e tij, Laura ishte e martuar më parë në vitin 1963 me bashkëshortin e saj të parë, i cili quhej Robert, deri kur ai vdiq në 2017.

Filmi i tij “Marry Me” flet për jetën e yjeve të muzikës Kat Valdez (Lopez) dhe Bastian ( Maluma ), të cilët do të martohen para një publiku. Megjithatë, planet e tyre ndryshojnë kur disa sekonda përpara se të thotë “Po”, Kat zbulon se Bastiani ka qenë i pabesë dhe ajo vendos të martohet me Charlie (Wilson), një i huaj në turmë.

Lopez këndon gjithashtu në kolonën zanore të filmit, e cila përmban këngë origjinale nga ajo dhe Maluma.