MENU
klinika

“Covid në largim e sipër”

Alimehmeti: Jemi në momentet e fundit të pandemisë, të mos hamë ‘gol’ në minutat shtesë

11.02.2022 - 22:20

Epidemiologu Ilir Alimehmeti në një lidhje skype në studion e lajmeve në MVN TV teksa bëri me dije se Omicron s’postoi deltën dhe duke qenë se ky variant është më i qetë kjo bëri që ky dimër të kalonte më lehtë nga sa e kishim parashikuar.

Ai tha se shifrat janë në rënie dhe mbetet e rëndësishme të gjendjet rruga e saktë për daljen nga pandemia. Sipas Alihmemetit jemi në momentet e fundit të pandemisë, por duhet të tregojmë kujdes për të mos hamë golin në minutat shtesë të lojës.

Z. Alimehmeti, Agjencia Evropiane e Barnave beson se përhapja e Omicron do ta shndërrojë Covid-in në një sëmundje endemike, me të cilën njerëzimi mund të mësojë të jetojë. Një opinion i ndarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila megjithatë bën thirrje për kujdes, pasi faza pandemike e virusit është ende në zhvillim e sipër. Cfare tregojnë studimet e fundit?

Nuk është agjencia e barnave që ka kompetencë që të shoh këtë, por është CDC. Ne shohim një Evropë në përgjithësi në shifra rënëse, ndërsa në Gjermani me përjashtim me shifra rritëse. Aktualisht hyri omicron dhe spostoi deltën pro rastet në spital po bien sepse ka risk më të vogël për shtrimet në spital. Kjo nuk do të thotë se kjo ndodh brenda ditësh por 4-6 javë ndodh që omicroni ta s’postoj deltën. Megjithatë bazuar dhe mbi terrenin përfshirë dhe Shqipërinë të treja këto elementë bëjnë që ne po dalim nga ky dimër më qetë e sa mendonim se do dilnim më përpara. Nuk është se ka kritere të caktuara se çfarë është pandemi, por kjo është një sjellje shoqërore e jona kundrejt një sëmundje.

Por ndërkohë, Rregullatori ka shfaqur gjithashtu dyshime për dhënien e një vaksine të katërt për popullatën, duke thënë se injektimi i dozave të përsëritura nuk ishte një strategji “e qëndrueshme”.

Patjetër nuk diskutohet që do ishte kështu e kemi shprehur. Në tendencën për të parë se si ka ecur vaksinimi duhen vite dhe në kaq kohë kaq të dhëna kemi dhe kaq mund të flasim. Skema për vaksina brenda disa javësh ishte shumë afër. Dhe në provat e bëra kur doza tjetër bëhet pas 6 muajsh trupi reagoi më mirë për antitrupa. Koncepti është të gjendjet rruga e saktë për daljen nga pandemia dhe mes tyre është imuniteti natyror. Arsyeja pse njerëzit janë këtu ku janë është dhe krijimi i sistemit imunitar. Jemi në momentet e fundit të pandemisë mos të hamë golin në minutat shtesë të lojës.

Z. Alimehmeti, në Shqipëri, ashtu si dhe në vende të tjera qarkullojnë certifikata false vaksinimi. Mund te paguash dhe ti nuk injekton asnjë doze. Pse ndodh kjo sipas jush dhe si mund te provohet qe e ka kryer ose jo personi vaksinën?

Kjo është një vepër penale. Është një dokument fals dhe ndiqet nga organet kompetente. Nuk kemi një mënyrë mjekësore për ta vërtetuar këtë, dhe kjo po ndodh sepse disa njerëzve ju vu detyrim vaksinimi. Ky fenomen nisi kur u kërkua si dokument për të udhëtuar, por kur e vë dikë me shpatulla pas murit gjen këtë rrugë por kjo kërkon studim. Detyrimet shkaktojnë dhe këto reagime.

Sakaq është sipas EMA-s, lufta kundër pandemisë Covid-19 me doza përforcuese të vaksinave aktuale, nuk ishte një strategji e zbatueshme. A ekziston “rreziku i lodhjes së popullatës” krahas skepticizmit?

Kjo është baza e asaj që nuk mund të jetë një strategji e qëndrueshme sepse do ndodhi lodhja vijmë nga dy vite të vështira pandemie, ka pasur humbje njerëzish, etj etj. Deri në një moment të caktuar mban shoqëria, pastaj nëse vendosim masa, detyrime, kjo është krejtësisht normale është shkak pasojë. Sa më shumë e mbajmë këtë situatë të gjallë është krejtësisht normale dhe e parashikueshme të ndodhë. Tani që flasim ne shohim që pandemia është në largim e sipër. Kemi një variant më të lehtë dhe ne si mjekë kemi mësuar më mirë si ta menaxhojmë dhe vaksinat funksionojnë dhe me këto ne duhet të veprojmë.