Ambasada amerikane në Tiranë thotë se zhvendosja e përkohëshme e një ekipi bazë të stafit dhe operacioneve amerikane brenda Ukrainës në Lviv është një veprim i detyruar për shkak të përshkallëzimit të situatës dhe qëndrimit kërcënues ushtarak të Rusisë.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikane ka shpërndarë mesazhi ne Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.
“Përshkallëzimi i vazhdueshëm dhe qëndrimi kërcënues ushtarak i Rusisë kanë bërë që Departamenti i Shtetit të ndërmarrë veprime për të mbrojtur personelin e tij.
Departamenti i Shtetit ka zhvendosur përkohësisht një ekip bazë të stafit dhe operacioneve brenda Ukrainës në Lviv.
“Ambasada do të mbetet e angazhuar me qeverinë ukrainase, duke koordinuar angazhimin diplomatik në Ukrainë. Ne po vazhdojmë gjithashtu përpjekjet tona diplomatike intensive për të ndalur përshkallëzimin e krizës”, thuhet në postimin e ambasadës.