MENU
klinika

“Ne jemi gati për çfarëdo që të ndodhë”

Ambasada amerikane në Tiranë shpërndarn mesazhin e fortë

14.02.2022 - 12:02

Ambasada amerikane në Tiranë i ka bërë jehonë deklaratave të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, për bisedën që ai ka zhvilluar me Presidentin rus Vladimir Putin të shtunën.

Në këtë bisedë, ambasada amerikane thotë se Biden e ka bërë të qartë se nëse Rusia pushton Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë do t’i imponojnë Rusisë pasoja të shpejta dhe të rënda.

Presidenti Biden nxiti Presidentin Putin që të angazhohej në ndaljen e përshkallëzimit dhe diplomaci.

“Ne vazhdojmë të nxisim diplomacinë si rrugën më të mirë përpara. Por me Rusinë që vazhdon grumbullimin e forcave të saj rreth Ukrainës, ne jemi gati për çfarëdo që të ndodhë”, tha Presidenti Joe Biden.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin