MENU
klinika

Për çfarë u bisedua?

Ambasada amerikane zbardh takimin mes Ramës dhe Blinken

16.02.2022 - 10:37

Ambasada amerikane në Tiranë ka zbardhur deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken pas takimit me kryeministrin Edi Rama një ditë më parë.

Me anë të një njoftimi në Facebook, ambasada shkruan se gjatë takimit të tyre, u diskutua mbi bashkëpunimin e fortë dhe të vazhdueshëm të SHBA-së mbi çështjet rajonale e globale.

Njoftimi i SHBA-së:

Ishte kënaqësi të prisja Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe të festonim 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Ne mirëpresim 100 vitet e ardhshme”, tha Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken mbi takimin e tij me Kryeministrin shqiptar Edi Rama në Ëashington D.C. Sekretari Blinken dhe Kryeministri shqiptar Rama biseduan gjithashtu edhe mbi bashkëpunimin e fortë dhe të vazhdueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi çështjet dypalëshe, rajonale dhe globale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Rama nga Nju Jorku: Ngjarje me rëndësi historike