MENU
klinika

"Kam ndjerë mbështetjen e tij që përpara fillimit të konfliktit..."

Ambasadori i Ukrainës flet pas takimit me Presidentin Meta

28.02.2022 - 15:07

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Presidentin Ilir Meta. Përmes një deklarate për media, ambasadori vlerësoi mbështetjen e dhënë prej kreut të shtetit shqiptar dhe e falenderoi atë në emër të Presidentit Zelensky.

Ambasadori Shukrov u shpreh se presidenti Meta ishte ndër të parët që shprehu mbështetjen për Ukrainën pas nisjes së konfliktit.

“Si ambasador i Ukrainës në Shqipëri dhe përpara nisjes së konfliktit kam ndjerë mbështetjen e zotit Ilir Meta. Edhe pas shpërthimit të konfliktit presidenti ka qenë ndër të parë që ka shprehur mbështetjen e tij.

Sot gjatë takimit tonë kam mundur të shpreh për falenderimet e presidentit Zelensky ndaj presidentit Meta.

Në këtë mënyrë kam përcjellë dhe fjalitë falenderuese nga i gjithë populli i Ukrainës”, tha ambasadori Shkurov.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN