MENU
klinika

Kanabis, armë dhe fishekë

Arrestohet 59-vjeçari në Gjirokastër

22.02.2022 - 13:51

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 59-vjeçar. Arrestimi i tij erdhi pas finalizimit të operacionit “GREEN SEED 2”.

Në pranga ka rënë L. K., 59 vjeç, banues në fshatin Këllëz, Gjirokastër. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën 1381 fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, 3 armë gjahu pa lejet përkatëse dhe 21 fishekë arme gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “GREEN SEED 2”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

Sekuestrohen 1381 fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, 3 armë gjahu pa leje dhe 21 fishekë arme gjahu.

Vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Komisariatin e Policisë Gjirokastër, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor “GREEN SEED 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 59 vjeç, banues në fshatin Këllëz, Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën 1381 fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, 3 armë gjahu pa lejet përkatëse dhe 21 fishekë arme gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasit L. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë