MENU
klinika

Objekt spekulimesh dhe humori

Arsyeja e distancës Putin-Macron në tryezën e bisedimeve

11.02.2022 - 13:49

Gjatë takimit mes presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe homologut të tij Rus Vladimir Putin ra në sy distanca fizike mes dy liderëve në tryezën e bisedimeve, që u kthye në objekt humori në rrjetet sociale.

“Reuters” ka zbuluar sot arsyen e distancës mes dy udhëheqësve. Presidenti Macron kishte refuzuar të bënte test Covid-i pasi mbërriti në Rusi, me qëllim që të shmangte marrjen e ADN-së nga Rusia, thanë dy burime për “Reuters”.

Në mediat sociale pati spekulime të shumta, ku aludohej se shefi i Kremlinit kishte dashur të jepte një mesazh lidhur me bisedimet për krizën në Ukrainë. Por me sa duket arsyeja ka qenë tjetër.

“E dinim që s’do të kishte shtrëngim duarsh, dhe tavolina do të ishte e gjatë. Por nuk mund të pranonim që ata të kishin ADN-në e presidentit” tha një burim për “Reuters” duke iu referuar shqetësimeve për sigurinë e liderit francez.

Zëdhënësi i Kremlinit Peskov konfirmoi se Macron e kishte refuzuar testin dhe se kjo nuk përbënte një problem për Kremlinin, por tryeza 6 metra ishte vendosur për të mbrojtur shëndetin e Putinit.