MENU
klinika

''Belle Époque''

Balloja e shkujdesur e Evropës, që paraprin tragjedinë e vet

21.02.2022 - 18:43

           Një ballo në Parisin e kohëve të arta (“Belle Époque”), mirëpo në brendësi të gëzimit fshihen melankolia dhe kriza (“Bal au moulin de la Galette”)./Konica.al

Të fitosh mbi ligjet e kohës.

Nëse ka ekzistuar ndonjëherë, gjatë ekzistencës njerëzore, një utopi kaq e madhe dhe e pakuptueshme, që deri diku ngjan gati torturuese, ajo e arratisjes nga spektri i përkohësisë, sigurisht do fitonte epërsi të padiskutueshme. Nga tensioni i natyrshëm thellësisht metafizik në mendimin mesjetar, deri te sfidat e sotme të realitetit virtual, synimi për ta bërë përhapjen e identitetit tonë në rrjete gjithnjë e më të parehatshëm; nga impulsi narrativ mijëvjeçar, që qëndron pas përfaqësimeve të artit figurativ e deri te instinkti i pakalueshëm i kapjes së realitetit që i përket fotografisë, nuk ka asnjë moment historik që kjo nevojë titanike të mos jetë shfaqur me gjithë intensitetin e saj.

Paraqitje çastesh, shkurtësia e të cilave duket si skandal për t’iu kundërvënë, përfaqësues rastësorë dhe të dënuar për të treguar histori që shkojnë përtej kohëzgjatjes së tyre jetëshkurtër. Pak piktura, të nxitura nga sharmi i tyre estetik, kanë mundur, ndërkohë që kanë mbetur të ankoruara në mënyrë të pazgjidhshme me intrigat e epokës që i kanë prodhuar, të ngrihen në një dimension thuajse gjysmëtrillim, krahas gjithës racës njerëzore dhe dëshirave të saj më të thella si kryevepra, që Pier-August Renoir krijoi në vitin 1876, në fund të një trazimi të gjatë intelektual e kompozicional. Në pamjen elegante parisiane, e njohur gati unanimisht si përfaqësimi më ikastik i sjelljes së shkujdesur si dhuratë në tokën transalpine që nga agimi i “Belle Époque”, shihet, duke e parë më nga afër, një melankoli e hijshme dhe e ngadaltë, një gëzim i topitur nga një mantel i padukshëm pasigurie, një harmoni pozash dhe gjestesh që ngadalë duket se e shterojnë pështjellimin e saj. Në atmosferën e një kërcimi, mes dritave të shkartisura që rrëmbejnë me ndërprerje buzëqeshjet dhe puthjet e ëmbla hijeve, arrihet ngazëllimi i një Evrope që shumë shpejt, do ta harrojë kuptimin e paqes, aktivitetin e përparimit, e cila, aq e mahnitshme sa kristalet e mrekullueshme që kapërcejnë vorbullat e rrotullimeve të çifteve në pistë, japin shenjë flakërimi për një kohë të gjatë, vetëm për të zbuluar se është e destinuar të fiket me një shpejtësi shqetësuese.

Peneli mjeshtëror i Renuarit, nuk përshkruan thjesht fillimin e një epoke të re, por në përgjithësi perëndimin e saj bashkekzistente./Konica.al

Një bipolaritet paradoksal, qoftë edhe për t’u thënë, do të mendohej, por i mishëruar më së miri nga zgjedhja e subjektit dhe mjedisit. Në tarracën me pemë, të përftuar nga rikuperimi i dy mullinjve të braktisur, të shndërruar në një himn për mundësitë mahnitëse të modernitetit, ky i fundit kapardiset me natyrshmëri të këndshme, duke u zbuluar plotësisht për atë që në fund të fundit përfaqëson: një moment që pret kulmin e tij të mbushur, një moment fluturak të pariparueshëm që artisti përpiqet dëshpërimisht ta ngulitë në përjetësinë e ngjyrave. Në atë turbillon të perdeve të mbizotëruara nga era, e ngjarjeve personale që treten për disa orë në grumbullimin e ethshëm të së dielës, syri i Renuarit josh nevojën e një komuniteti të tërë për të mbushur rëndomësinë e jetës së përditshme me lirikë, t’i dëfrejë mërzitë e rutinës.

Në afreskun e një pastrimi parisian që bëhet teatri i përvojës njerëzore në tërësi, realizuar përmes teknikës impresioniste, e cila më shumë se çdo tjetër është ndërthurur me idenë e pasigurisë të hic et nunc, ekspozohet më shumë misteri i artit që nuk i dorëzohet kalimit, duke e fshehur vazhdimisht.

Po, balloja do të përfundojë dhe bashkë me të edhe entuziazmi i atyre që e lënë veten të magjepsen nga ajo magji. 

Po, trishtimi i ditëve që alternojnë shpërfillëse jashtë Mullirit (Moulin-it) do fillojë të ndjejë sërish peshën te klientët ende të dehur e të lumtur nga muzika dhe shoqëria e bukur. Dhe nga ai ritëm i shpejtë, nga ato biseda të vjedhura mes një llulle dhe një aperitivi, do të mbetet vetëm një kujtim i këndshëm dhe i fashitur. Një shkëndijë gëzimi e pazakontë, që, në çdo zemër, do të përpiqet të përsëritet pafundësisht. Veçse, ajo vetëm mund të përjetësojë qasjen ndaj fundit, për një kohë të pacaktuar./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit