MENU
klinika

Shtëpitë u preken nga projektet e rindërtimit dhe “Unazës së Madhe”

Banorë të zonave të ndryshme protestojnë përpara Parlamentit

17.02.2022 - 11:35

Banorët e zonës “5 maji”, Paskuqanit dhe Laprakës në Tiranë janë mbledhur në një protestë mëngjesin e kësaj të enjte tek Parlamenti përpara nisjes së seancës plenare.

Ata preken nga projektet e rindërtimit dhe nga “Unaza e Madhe”, për të cilat pritet t’u prishen banesat.

Kjo është protesta e katërt përpara parlamentit ku ata kërkojnë drejtësi nga qeveria shqiptare.

Më herët, disa përfaqësues të banorëve të “5 Majit” janë takuar me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë bisedimeve, Rama deklaroi se do të shihet një mënyrë për riskematizuar shpërndarjen e lejeve. Por kjo nuk ka mjaftuar për banorët, ku përfaqësueset janë shprehur të pakënaqura.

Ato thonë se premtimet dhe fjalët i merr era.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do hyjmë dhe në grevë urie para Kryeministrisë"

Katër grupe qytetarësh mblidhen në protestë tek Parlamenti