MENU
klinika

31 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës

Basha firmos peticionin e Dekomunistizimit

20.02.2022 - 13:05

Lulzim Basha u ka kërkuar ndjesë në emër të PD ish të përndjekurve për shkak të proceseve të papërmbushura ndaj tyre deri më tani që nga mungesa e gjetjes së eshtrave të familjarëve të tyre të vrarë gjatë komunizmit e deri tek mungesa e dëmshpërblimit. Teksa firmosi peticionin e dekomunistizimit, Basha tha se do të dërgojë këtë iniciativë ligjore në kuvend.

“Besoj jemi të gjithë bashkë për të firmosur peticionin. Ndodhem këtu me rininë demokratike që shumica e konsideron një ditë të veçantë edhe për historinë e PD ku u rrëzuar simboli i diktaturës dhe shtatorja e Enver Hoxhës. Për dekomunistizimin dy ndaj 3 mesazhe, së pari kjo ditë e veçantë i takon të gjithë shqiptarëve dhe është një ditë kremtimi të simbolik të diktaturës ndaj nuk duhet të harrojmë të themi gëzuar këtë ditë, gëzuar 20 shkurti të largimit të shijes së rëndë të diktaturës. Së dyti një falënderim për të gjithë ata që frymëzuan këtë akt të rrëzimit të simbolit të diktaturës që bëri lajmin e parë në të gjithë mediat botërore.

Të rinjtë duhet të dijë se kulti i i individit shkatërron dhe ngre një person të zakonshëm që e bën zot. Ky është shkatërrimi i të çdo shoqërie. Një ndjesë e thellë në emër të PD drejtuar ish të përndjekurve poltikë për proceset e pa përmbushura që nga eshtërta e pagjetura deri te mungesa e dëmshpërblimit. Mungesa e kujtesës historike është e rrezikshme për një shoqëri si e jona që ka kaluar trauma pasi rrezikon të na i kthejë prapë. Ky peticion detyron PD që të çojë në Kuvend iniciativën ligjore për të ndaluar simbolet e komunizmit, vetingun e deputetëve dhe anëtarëve të institucionave për pastrimin nga personat e lidhur me regjimin. Zbardhjen e plotë të aktivitetit të diktaturës dhe aksesin e plotë të shqiptarëve ndaj këtyre informacione dhe të mos mbeten të kyçura në arkiva. Rishikimi i emërtimeve të gjithë objekteve publike në mënyrë që brezi i ri të rritet duke e glorifikuar por të kuptojë traumën që ka kaluar ky vend”, tha Basha.