MENU
klinika

Për herë të parë në histori

BE do të dërgojë armë në Ukrainë: Ky është një moment vendimtar!

27.02.2022 - 19:39

Bashkimi Evropian ka bërë publike të dielën pasdite masa të tjera ndëshkuese për Rusinë ndërsa u njoftua gjithashtu se blloku po financon blerje armësh të cilat do të dërgohen në Ukrainë.

Lajmin e bëri të ditur në një konferencë për mediat Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Kjo është hera e parë që blloku financon mbështetje ushtarake për një shtet që ndodhet nën sulm.

Von der Leyen njoftoi gjithashtu se transmetimi i mediave shtetërore Russia Today dhe Sputnik do të ndalohet në BE.

“Ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon dhe ukrainasit luftojnë me guxim për vendin e tyre, Bashkimi Evropian rrit edhe një herë mbështetjen e tij për Ukrainën dhe sanksionet kundër agresorit – Rusisë së Putinit.”

Presidentja e KE bëri po ashtu të ditur se hapësira ajrore e BE-së do të mbyllet për avionët me pronësi ruse, të regjistruara ose të kontrolluara nga Rusia. Ata nuk do të jenë në gjendje të zbresin, të ngrihen ose të fluturojnë mbi territorin e BE-së. Nga rregulli nuk përjashton as avionët privatë të oligarkëve të vendit.

“Ky është një moment vendimtar për Bashkimin tonë,” tha ajo në një konferencë shtypi në Bruksel.

Çfarë ndodhi në tre orë! Ja kur do të zhvillohet tubimi i radhës

Mbyllet protesta para bashkisë/ Molotov, gaz lotsjellës dhe përplasje me policinë!

Ali Ahmetit i jepet titulli “Qytetar Nderi”, shpërblim financiar për klubin e Partizanit

Mes protestave të opozitës, Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimet!