MENU
klinika

“Jam e lumtur që të kam njohur”

Beniada rrëfehet me Donaldin

07.02.2022 - 14:07

Donaldi dhe Beniada kanë pasur një raport të mirë me njëri-tjetrin. Që prej nisjes së aventurës brenda shtëpisë së Big Brother VIP, dy banorët, të cilët konsiderohen si ndër më të fortët, kanë treguar se kanë një miqësi të fortë mes tyre. Në debatin e fundit me Einxhel, Beniada ishte ajo që e mbrojti aktorin.

Mbrëmë ata kanë folur për atë që mendojnë për banorët. Në një moment, Beniada i drejtohet Donaldit duke i thënë se është e lumtur që e ka njohur. “Për katër muaj kam njohur një Donald pa ditur asgjë dhe të kam analizuar në një mënyrë të pastër ashtu si më ke analizuar ti mua.

Është ndryshe kur më analizon mua dhe të tjerët që di diçka. Dhe jam e lumtur që kam njohur një Donald të fortë, nganjëherë pak nevrik por është pjesa jote e bukur. Sepse mendon se ke të drejtë dhe lufton për të drejtën tënde. Një Donald që në të mirë dhe keq ka mbështetur njeriun e vet.”, tha Beniada.