MENU
klinika

Një ditë pas koalicionit...

Berisha me ”Shtëpinë e Lirisë” për 6 marsin!

01.02.2022 - 12:36

Sali Berisha dhe LSI do të garojnë si koalicion në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Ky fakt u bë publik dje nga Berisha, ndërsa emri i koalicionit do të jetë “Shtëpia e Lirisë”. Sot është publikuar edhe logoja e këtij koalicioni, me ngjyrat e kuqe dhe blu.

Sali Berisha prezantoi dje 6 kandidatët e tij për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, ku tha se këta kandidatë do mbështeten pa diskutim edhe nga LSI.

Edhe pse nuk kanë thënë zyrtarisht se do të jenë në një koalicion Berishën, LSI në reagimin e fundit i cilëson primaret e Komisionit të Rithemelimit si të jashtëzakonshme, duke rritur në këtë mënyrë dyshimet se kjo parti mbështet 6 kandidatët e Komisionit të Rithemelimit.