MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 21

Bie Tirana, Laçi mposht Kukësin dhe afrohet me kreun

20.02.2022 - 16:45

Kastrioti mposht Tiranën, ndërsa Laçi thyen Kukësin dhe në këtë mënyrë hapet totalisht gara për kreun, por edhe në fundin e renditjes tashmë janë shumë skuadra në garë. Krutanët fituan 2-1 ndaj bardhebluve në stadiumin e Kamzës.

Krutanët kaluan në avantazh me Nunes në 14’, i cili ka goditur topin sa duhet për të kaluar vijën pas disa ngatërrimeve në zonë. Kaq mjaftoi në pjesën e parë. Po Nunes do të shënonte në 82’ për 2-0, bardheblutë kundërpërgjigjen me Nikqin në 88’, duke ngushtuar 2-1.

Minutat e fundit janë të tensionuara, Aldi Gjumsi i Tiranës goditet nga një send në tribunë dhe mbetet i dëmtuar. Futbollisti bardheblu lë fushën i lojës i dëmtuar, ndeshja mbyllet 2-1 në favor të Kastriotit.

Në ndeshjen tjetër, Laçi nuk njeh rivalë në Superligë. Bardhezinjtë fituan 3-0 ndaj një rivali direkt si Kukësi dhe tashmë janë vetëm 3 pikë larg Tiranës që mban kreun.

Renato Malota zhbllokoi që në minutën e shtatë me një gol fantastik me kokë! Shpërthen festa në Laç! Pas harkimit të Mazrekajt nga e djathta e mesfushës, mbrojtësi lezhjan kërcen bukur, teksa me një gjuajtje të në afërsi të pikës e dërgon topin në trekëndëshin e Tafas!

Spektakël bardhezi, Adeleke realizoi një gol mjaft të bukur në 41’, duke përfituar nga një gabim i De Lukasit. Ishte Deliu ai që dhuroi asistin fantastik për sulmuesin. Pjesa e parë mbyllet 2-0. Kukësi i pafuqishëm, ndërsa vendasit shënojnë edhe golin e tretë në 92’ me Zylfiun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN