MENU
klinika

Pas paralajmërimit

Borell e konfirmon: Ngrijnë asetet europiane të Putin dhe LavrovPas

25.02.2022 - 18:25

Vladimir Putin dhe ministri i tij i jashtëm Sergej Lavrov do të futen në një listë të individëve të BE-së që përballen me ngrirje të aseteve , ka konfirmuar përfaqësuesi i lartë i bllokut për punët e jashtme, Josep Borrell.

Duke folur përpara një takimi të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, ku do të miratohen sanksione te tjera kundër Rusisë , Borrell tha:

Nëse nuk ka surpriza dhe askush nuk kundërshton pasi ne kërkojmë unanimitet atëherë, po, Putin dhe Lavrov do të jenë në listë.

Presidenti rus u beri thirrje ushtarakëve ukrainas të kthejnë kundër qeverisë së tyre. Siç raporton Daniel Boffey i Guardian, masa është kryesisht simbolike, pasi presidenti rus nuk ka gjasa të ketë asete personale të identifikueshme jashtë vendit, por do të jetë pjesë e një përpjekjeje për të theksuar vendosmërinë e BE-së.