I keni parasysh zhurmat që bën stomaku kur jemi të uritur? Në fakt, zhurma e stomakut ose kërcitja e zorrëve siç e quajmë ne, nuk është diçka serioze. Është shumë normale për traktin tuaj gastrointestinal të bëjë zhurmë, pasi shkaktohet nga kontraktimi dhe relaksimi i muskujve.
Por gjithashtu stomaku mund të shkaktojë zhurmë edhe pas një vakti të rëndë, aq sa ndonjëherë mund të na bëjë të ndihemi dhe në siklet. Kjo ndodh për shkak të sasive të larta të gazit. Megjithatë, nëse këto zhurma shoqërohen me dhimbje dhe të përziera nuk duhet t’i neglizhoni. Nëse keni ngrënë një vakt të rëndë apo për disa arsye të tjera, stomaku juaj shfaq simptoma të dhimbjes, zhurmës, etj, ja çajrat bimorë që ndihmojnë në qetësimin e tyre:
Çaj xhinxheri
Çaji i xhinxherit është shumë i dobishëm në raste të problemeve me tretjen por edhe në rast të zhurmave shqetësuese në të njëjtën kohë.
Çaj mente
Nuk jeni fans i çajit të xhinxherit? Provoni çaj menteje, funksionon po aq mirë sa çaji i xhinxherit për një stomak me probleme. Ekspertët thonë gjithashtu se çaji i mentes është shumë efektiv për një bark të sheshtë, pasi lufton fryrjen.
Çaj borziloku
Çaji i borzilokut së pari, qetëson simptomat e pakëndshme të stomakut dhe së dyti është një medikament i shkëlqyer kundra gazrave dhe fryrjes.
Çaj kamomili
Në disa raste, zhurmat në stomak mund të shkaktohen nga stresi ose ankthi. Në këtë rast, do të ishte një ide e mirë të pinit një çaj kamomili. Jo vetëm që do të relaksojë mendjen tuaj, por do të qetësojë edhe stomakun me çregullime.
Çaj jamballi
Falë efekteve që ka jamballi në qelizat e brendshme të stomakut, mund të qetësojë irritimin e ulcerës peptike, e cila zakonisht shoqërohet me zhurma të stomakut. Gjithashtu çaji i jamballit është shumë efektiv në qetësimin e spazmave të cilat ndonjëherë shkaktojnë zhurma të tmerrshme.
Çaj finoku
Për shkak të aftësisë së tij për të përmirësuar procesin e tretjes, një filxhan çaj finoku pas një vakti, sidomos të rëndë, mund të jetë shumë i dobishëm në rast të zhurmave të stomakut, në rast të sindromit të zorrës së irrituar, etj