MENU
klinika

Kreu i UEFA-s në Tiranë

Ceferin takon Ramën, vizitë edhe në “Air Albania”

03.02.2022 - 18:22

Ashtu siç pritej, presidenti i UEFA-s, Aleksader Ceferin, ka zhvilluar takimet e planifikuara në Tiranë. Ai mbërriti rreth mesditës në Shqipëri dhe pas një dreke me kreun e FSHF-së, Armand Duka, ka zhvilluar takimet zyrtare.

Rreth orës 3:00, Ceferin mbërriti në Kryeministri për takimin me kreun e qeverisë, Edi Rama. Ra në sy fakti se për ta dërguar në këtë takim, FSHF nuk përdori automjetet e institucionit, por veturën personale të presidentit të FSHF-së.

Numri 1 i futbollit europian diskutoi tema të ndryshme, ku ajo me shumë rëndësi është zhvillimi i finales së Konferencë Ligë në muajin maj në “Air Albania”. Nuk mund të anashkalohej problematika e zgjedhjeve në futbollin shqiptar dhe në Federatë, ku Armand Duka kërkon një mandat të 6-të.

Ceferin diskutoi për rreth 1 orë me Kryeministrin Edi Rama. Më pas kreu i UEFA-s shkoi në stadiumin “Air Albania”, ku inspektoi disa ndryshime që janë bërë që nga vizita e tij në vitin 2019 kur u inaugurua ky impiant në ndeshjen me Francën, mes të cilave edhe vendosja e një tapeti me bar hibrid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arsyet e ardhjes së kreut të UEFA-s

Ceferin nesër në Tiranë, takime me Ramën dhe Dukën


Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon