Pas Polonisë Zvicrës dhe Suedisë, edhe Republika e Çekisë ka bërë të ditur se nuk do të pranojë të luajë një ndeshje të mundshme kundër Rusisë në play-off për “Katar 2022”. Një vendim i fortë që ndjek gjurmët e dy kombëtareve të tjera.
Komiteti Ekzekutiv i Jashtëzakonshëm i Federatës Çeke të Futbollit e ka lajmëruar vendimin me një komunikatë për shtyp: “Kemi miratuar unanimisht vendimin që kombëtarja çeke nuk do të luajë kundër asaj ruse në situatën aktuale, as në fushë neutrale. Duam të gjithë që lufta të mbarojë sa më parë të jetë e mundur”.
Federata çeke ia ka besuar presidentit Fousek dhe sekretarit të përgjithshëm Michal Valtr detyrën “për të negociuar me UEFA-n dhe FIFA-n mbi vendimin e Komitetit Ekzekutiv për të mos luajtur një ndeshje të mundshme me Rusinë”.