Këngëtarja, por njëkohësisht edhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Semi Jaupaj ka publikuar këtë të martë këngën e re, në bashkëpunim me Yllin Limanin.
Kënga titullohet “Mos u kthe”, ndërsa artistja i këndon një historie dashurie që ka përfunduar dhe ajo nuk e kërkon më.
Në bazë të ngjarjeve që kanë ndodhur këto katër muaj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe historisë mes Donaldit e Borës, mendohet që disa prej këtyre vargjeve mund t’ju dedikohen atyre të dyve.
“Emrin tim thuaje sot, merre dhe shkele në tokë, nuk më paske dash më së shumti në botë. A e din si është mos me u zgju dhe mos me u gzu që je gjallë. Mos u kthe, nisu dhe shko te zemra tjetër që të pret, mos u kthe te unë se shumë më mirë pa ty jam vetë”, janë disa nga vargjet e baladës.
Vargjet e fundit janë ato që godasin edhe më fort, pasi gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, aktori Donald Veshaj, krijoi një romancë me këngëtaren e njohur, Beatrix Ramosaj.
Kujtojmë se të gjithë u emocionuan për puthjen mes Borës dhe Donald Veshajt ndërsa ishte e ftuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Por disa muaj më pas ai tha se aty kishte hyrë vetëm, referuar gjithë konflikteve që kishte jashtë me moderatoren.