MENU
klinika

Sinoptikanët: Ja kur do përjetojmë ‘mini pranverën’

Çfarë ka rezervuar fundjava deri të mërkurën

12.02.2022 - 13:28

Për javën që vjen, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqendrueshme atmosferike, thanë sinoptikanët e Meteoalb.

Por të enjten dhe të premten, pritet që për shkak të rritjes së temperaturave, të përjetojmë një ‘mini pranverë’ në muajin shkurt.

Sipas sinoptikanes Drinalda Shaholli, e diela dhe e hëna sjellin fuqizim të vranësirave dhe për pasojë dhe në zonat malore do ketë reshje të pakta dëbore.

Kjo situatë e paqëndruesme atmosferike mbetet dhe për ditën e martë dhe të mërkurë, ndërsa nga dita e enjte e në vijim do ketë stabilizim të motit.