MENU
klinika

"S'e dija kush ishte..."

Çfarë përshtypjeje kishte Armina për Shkëlzenin para njohjes?

03.02.2022 - 13:16

Armina Mevlani është një nga personazhet më të pëlqyer të publikut, e cila tashmë përveç profesionit si blogere, është bërë edhe një nga moderatoret në emisionin e “Top Channel” “Goca dhe Gra”.

Mbrëmjen e djeshme, Armina ka treguar pikërisht momentin e parë kur ka takuar partnerin e saj me të cilin bashkëjeton për një kohë të gjatë, Shkëlzen Berishën.

Fillimisht ajo u shpreh se kur e ka parë nuk e dinte fare se kush ishte pasi nuk ishte rritur me një frymë politike në familjen e saj.

“Unë personalisht sa i përket lidhjes sime gjithmonë ka pasur tendencë që të gjykohej, diferenca e moshës, pozicioni ‘ajo ishte miss’. Unë kurrë nuk do të kisha nisur një lidhje nëse s’do ta doja shpirtëroren. Kur e kam parë, e kam pëlqyer, por se dija kush ishte se unë s’jam rritur me frymë politike, madje kur e kam parë sërish pyeta shoqen time kush është edhe më tha ‘fliste anglisht mos është i huaj’. Disa shikojnë udhëtimet e mia dhe nuk e dinë se ato janë udhëtime pune. Unë kam punuar shumë, Dalina e di më njeh që unë kam qenë pjesë e medias që para se të njihesha me Shkëlzenin”, rrëfeu Armina.