MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë zgjidhje jep ndërhyrja kirurgjikale për hernien diskale?

18.02.2022 - 11:27

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë zgjidhje jep ndërhyrja kirurgjikale për hernien diskale?

Mjeku: Ekzistojnë disa alternativa trajtimi kirurgjikal për hernien diskale lumbare. Metodat klasike janë diskektomia (heqja e diskut) e hapur, mikrodiskektomia që herniarealizohet nga një vrimë e vogël dhe diskektomia endoskopike. Vitet e fundit janë zhvilluar edhe metoda të tjera kirurgjikale, siç është lazeri. Kirurgjia e hapur realizohet me ndihmën e mikroskopit. Qëllimi i të gjitha procedurave të mësipërme është largimi i presionit që ushtron disku në rrënjët nervore. Duke qenë se është një procedurë që ka komplikacione, disa prej të cilave mund të bëhen shqetësuese për pacientin, si për shembull simfizat dhe dhimbja e vazhdueshme apo dëmtim i rrënjëve nervore, këto procedura realizohen vetëm në raste specifike dhe me kritere të mirëpërcaktuara.

Trajtimi i hershëm kirurgjikal i hernies diskale lumbare çon në përmirësim të menjëhershëm të dhimbjes, por duke u bazuar në studime të shumta, nuk ka shumë ndryshim rezultati përfundimtar një me dy vjet pas kirurgjisë në krahasim me pacientët që nuk operohen. Në 95-98% të rasteve, pacientët mund të trajtohen në mënyrë konservative me fizioterapi që përbën 2/3 e terapisë dhe medikamente për të ulur enjtjen që shkakton presioni i diskut mbi rrënjën nervore. Medikamentet përdoren me skema nga goja, intramuskulare ose injeksione instraspinale.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.