MENU
klinika

Dyshet e spektakleve

Çifti i “Big Brother 7” bëhen prindër për herë të dytë

11.02.2022 - 11:40

Mbase ju nuk i kujtoni, por ne po jua sjellim sërish në memorie.

Një prej çifteve të edicionit të shtatë të “Big Brother Albania”, Matilda dhe Fatjoni, kanë pritur në jetë fëmijën e tyre të dytë.

Matilda ka sjellë në jetë një vajzë, teksa e kanë ndarë lajmin e bukur në rrjete sociale. Më i lumturi nga të gjithë ishte Fatjoni, i cili është shprehur se tashmë shtëpia e tij është mbushur me princesha.

“Gezimi jone i dyte por i fuqishem aq sa i pari. Faleminderit mamit Matilda Gega per keto emocione te papershkrueshme. U mbush shtepia me princesha”, shkruan Fatjoni.

Matilda dhe Fatjoni kanë marrë shumë urime nga miqtë mes tyre dhe ish-banorë si Jona Kalemaj apo Valer Kolnikaj.

Matilda dhe Fatjoni jetuan historinë e tyre të bukur të dashurisë në edicionin e shtatë të reality show-t, para syve të gjithë shqiptarëve.

Pas personazheve jo publikë, këtë vit në “Big Brother VIP” vëmendja iu dha VIP-ave të cilët na kanë mbajtur të mbërthyer pas ekranit.

Për pak ditë do të jetë finalja e këtij edicioni të parë ku deri më tani finalistë zyrtarë janë Iliri dhe Beniada.

Pjesa tjetër e banorëve, Donaldi, Einxhel, Arjola dhe Monika kanë dalë në televotim, prej të cilit dy prej tyre do të zgjidhen edhe dy finalistët e fundit të këtij “BBV”.