MENU
klinika

Kaq ishte!

Çifti i famshëm i jep fund lidhjes së dashurisë

20.02.2022 - 11:42

Ata janë një ndër çiftet më të famshëm në Turqi, që u njohën në punë, u dashuruan dhe nisën një marrëdhënie të bukur dashurie, teksa edhe në rolin e një filmi shfaqeshin çift.

Për disa kohë u “kamufluan” me faktin që po qëndrojnë shumë afër për shkak të punës, që ta njohin sa më mirë njëri-tjetrin dhe t’i realizojnë siç duhet rolet.

Por, më vonë Hande Erçel dhe Kerem Bursin, pranuan lidhjen e dashurisë që tashmë ka marrë fund.

Pasi u shfaqën kudo së bashku, u kthyen në personazhet më të komentuar, morën vëmendje të madhe në rrjete sociale, veprimet e fundit tregojnë se gjërat s’janë mirë.

Hande dhe Kerem kanë hequr të gjitha fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, ndërsa aktorja ka lënë vetëm fotot me partnerin gjatë punës së tyre.

Gjithçka tjetër është zhdukur: çdo moment nga përditshmëria, pushimet së bashku, prapaskenat gjatë xhirimeve etj.

Ky lajm i ka mërzitur fansat e çiftit, që kanë shprehur keqardhje që kjo histori e bukur dashurie ka marrë fund, pasi ata kishin shumë kimi mes tyre.

Madje, ndjekësit po besonin se shumë shpejt çifti do të kurorëzonte dashurinë me martesë, duke i thënë “PO” njëri-tjetrit në altar.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë detyruar çiftin të marrë vendimin për ndarje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN