MENU
klinika

Sipas tatim-fitimit

Cilët janë 10 taksapaguesit më të mëdhenj në vend

23.02.2022 - 18:06

· 28.4 miliardë lekë tatim-fitimi i mbledhur gjatë vitit 2020.

· 10 taksapaguesit më të mëdhenj përbëjnë 16% të të ardhurave të buxhetit

· BKT dhe Grupi BALFIN janë dy taksapaguesit më të mëdhenj në Shqipëri

Sipas Ministrisë së Financave, të ardhurat nga tatimi i fitimit në vitin 2020 ishin 28.4 miliardë lekë, ose 230 milionë euro.

Nga lista e 30 taksapaguesve më të mëdhenj në Shqipëri kemi një vlerë tatim fitimi prej 60 milionë Euro po për këtë vit, ose 26% e totalit të të gjitha bizneseve.

Ndërsa nëse ndalemi të dhjetë kontribuuesit më të mëdhenj, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) qëndron në krye të renditjes pasi edhe për vitin 2019 ka qene taksapaguesi më i madh i tatim fitimit në vend. BKT ka realizuar një fitim prej 66 milionë Eurosh në 2020.

Në vend të dytë renditet Grupi BALFIN, i cili ruan po këtë pozicion që kishte edhe një vit më parë me 6.2 milionë Euro tatim fitimi të paguar në 2020. Kompanitë me kontributin më të madh që janë pjesë e Grupit të udhëhequr nga biznesmeni Samir Mane janë: Neptun, QTU, TEG, Spar, Green Coast, Mane TCI, Tirana Bank, Kid Zone (Jumbo), etj.

Në vend të tretë ndodhet Grupi Kastrati, me rreth 4.3 milionë taksa të tatim-fitimit të paguara për vitin 2020. Kastrati është një Grup që ka aktivitete ekonomike në fushën e shitjes së hidrokarbureve, në tregun e sigurimeve, në sektorin e ndërtimit dhe atë të mirëmbajtjes dhe menaxhimit te infrastrukturës, sikurse është edhe rasti i njohur i koncesionit për menaxhimin e seksionit me pagesë në Rrugën e Kombit.


Në listën e tatim-paguesve më të mëdhenj në Shqipëri ndodhen pothuajse te gjitha bankat e nivelit të dytë, duke dëshmuar se ekonomia shqiptare vazhdon të mbetet e orientuar ngushtësisht drejt sektorit të shërbimeve, shumë më tepër se sa në atë të prodhimtarisë.

Po të shohim në Top 10, pra listën e dhjetë biznezeve me kontributet më të larta në pagesën e tatim fitimit, përveç të sipërpërmendurave janë konkretisht sipas radhës: BKT, BALFIN Group, kompanitë e Kastrati Group, OSSH, Raiffeisen, Finman Group, One Telecommunications, kompanitë e sipërmarrësit Luan Leka (Conad, EHW, Qafshtama, IBS etj,) Banka Credins, Alb-Building Group.

Tatim fitimi i të gjitha këtyre subjekteve të marra së bashku është për vitin 2020 shkon ne mbi 26.8 milionë euro.

Për ta bërë të qartë krahasimin, kjo vlere do të kishte impaktin e ndërtimit çdo vit në vend të rreth 20 shkollave, ose kopshteve apo çerdheve.

Por duhet patur parasysh se bëhet fjalë vetëm për njërën taksë, pra atë të tatim-fitimit, ndërkohë që taksa të tjera si ato mbi sigurimet shëndetësorë dhe shoqërore, e rrisin edhe më impaktin që kanë sipërmarrjet e vendit në ekonomi.

Vihet re se të gjitha bizneset kanë realizuar fitime më të vogla, krahasuar me vitin 2019, kjo kryesisht për shkak të pandemisë.