MENU
klinika

Videoja e artisteve ngre dyshime

Dafina dhe Kida së shpejti në një bashkëpunim?

25.02.2022 - 11:20

Dafina dhe Kida janë dy nga artistet më të dashura shqiptare. Ato gëzojnë një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën por deri tani ende nuk kanë bashkëpunuar. E duket se një duet mes tyre është rrugës. Ose të paktën kështu po shpresojnë fansat.

Shkaku? Dafina ka publikuar në rrjetet sociale një video me Kidën duke kërcyer. Kjo i ka bërë njerëzit të mendojnë se ato janë bërë bashkë për një këngë por vetë ato nuk kanë dhënë asnjë detaj.

Vlen të theksojmë se edhe pak kohë më parë ato u përfolën për një bashkëpunim. Dafina i komentoi Kidës një varg nga kënga e saj “Drunk” dhe pati aludime se Dafina do sjellte një version të ri të kësaj kënge.

Mirëpo, kjo nuk ndodhi. Nëse këtë herë ato do sjellin një bashkëpunim, mbetet për tu parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kjo verë po, që do të jetë një hit!

Bëhen bashkë Dafina Zeqiri, Ledri dhe…

S’ka gjë që e ndal këtë vajzë!

Dafina paralajmëroi një tjetër bashkëpunim bombë