MENU
klinika

Si paraqitet situata?

Dëbora mbulon sërish Korçën

01.02.2022 - 11:21

Edhe qarku i Korçës është përfshirë ka reshjet e dëborës gjatë natës.

Reshjet vijojnë ende ndërsa temperaturat kanë shkuar në -2 gradë gjatë natës.

Trashësia e dëborës ka shkuar 2-7cm, ndërsa qarkullimi vijon normalisht pa probleme në akset nacionale dhe turistike, Korçe-Erseke –Leskovik, Korçe -Voskopoje.

Policia njofton drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes dhe rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Në rrugën e Dardhës kalimi për mjetet e vogla duhet të bëhet me zinxhirë, ndërsa borëpastrueset kan zbritur në terren për mirëmbajtjen pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.