MENU
klinika

Lojërat Olimpike Dimërore

Debutimi i Xhepës shkon keq, rrëzohet skiatori shqiptar

13.02.2022 - 14:18

Në Lojërat Olimpike dimërore “Pekin 2022” nisi sot aventura e Shqipërisë, që merr pjesë me një sportist të vetëm, skiatorin Denni Xhepa. Ai garoi sot në disiplinën e sllallomit gjigant, por nuk arriti ta përfundojë dot atë.

Xhepa, që garonte me numrin 59, u rrëzua në zbritjen e parë dhe nuk arriti ta përfundojë dot garën. Për pasojë, ai nuk u kualifikua dot për në finale, ku shkuan 46 skiatorët më të mirë.

Në total, në këtë garë, morën pjesë 89 skiatorë, por vetëm 52 prej tyre e përfunduan atë pas zbritjes së parë. Një pjesë e konsiderueshme nuk e mbylli dot garën edhe për shkak të kushteve të vështira atmosferike ku u zhvillua ajo si dhe shikueshmërisë së ulët.

Denni Xhepa do të ketë edhe një konkurrim të dytë në Olimpiadë, më 16 shkurt. Ai do të marrë pjesë në displinën e slallomit special, me shpresën që të bëjë një paraqitje edhe më të mirë. Kjo është hera e parë që Xhepa merr pjesë në një Olimpiadë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN