MENU
klinika

Seanca për Metën në ‘Kushtetuese’

Dervishaj: Kuvendi shkeli procedurat. Shkarkimi, hakmarrje

03.02.2022 - 12:26

Përfaqësuesi i Metës Dervishaj tha sot në Kushtetuese se gjatë procesit për shkarkimin e Presidenti Kuvendi me dashje shkeli parimin e ndarjes së pushteteve.

“Në themel veprimtaria parlamentare dhe vendimmarrja e këtij organi është realizuar në periudhën fundore të parlamentit. Kjo periudhë 4 mujore, brenda së cilës kushtetuta dhe ligji për komisionet hetimore Edhe nëse një veprimtari hetimore ka nisur kuvendi, në zbatim të ligjit ka detyrimin ta ndërpresë menjëherë atë, pasi periudhës 4 mujore kur hyn në një regjim kur komisionet hetimore jo vetëm nuk mund të ngrihen por as nuk mund të justifikojnë.

Komisioni u nis në mungesë të objektit dhe të lëndës, në mënyrë fiktive. Shkeljet janë të dukshme të rënda dhe flagrante dhe duhet të shfuqizohen nga Gjykata. Kuvendi tentoi të hyjë drejtpërdrejt në mënyrën se si presidenti ushtron kompetencat e tij”, tha Dervishaj.

Ai u shpreh se ky proces shkarkimi është bërë me qëllim hakmarrjeje.

“Pas shkurtit të vitit 2019 kur u tërhoq opozita, dhe kur nisi punë shkarkimi i presidentit, grupet parlamentare nuk përfaqësonin opozitën. Këto dhe disa të tjera tregojnë që ky proces shkarkimi është bërë me qëllim hakmarrjeje.
Gjithashtu kuvendi ka përccuar në publik mesazhin se sikur kuvendi qëndron mbi palët dhe duke marrë kompetencat e institucionit të Presidentit.

Kriza tjetër politike ishte zgjedhja e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm, i cili u zgjodh me 69 vota, në kundërshti të kushtetutës. Ky ishte shkaku i parë i thellimit të krizës politike.
Pra, me këto grupe parlamentare, nuk u përfaqësuan partitë opozitare legjitime dhe si pasojë edhe vendimi për shkarkimin e presidentit nuk ka vlerë”, deklaroi Dervishaj.