Einxhel dhe Donald janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin. Fillimisht u shfaq në klip duke folur për Donaldin, i cili sipas saj njihet vetëm nga Bora Zemani. Ajo foli edhe për Romeon, i cili njihet sipas saj po ashtu nga Jonida Maliqi.
Einxhel i quajti djemtë “çuna Al Pazari”. Donaldi e konsideroi Einxhelin të ulët dhe u ndje i shokuar.
Por disa kanë vënë re një detaj, të cilën e kanë konsideruar si sulm për Borën.
Donaldi drejtuar Einxhelit: E di ti se çfarë kam bërë unë në jetën time? Nqs nuk e ke kuptuar, kujdes shpirti i vogël, sepse kam sakrifikuar më shumë se ty dhe ndoshta më shumë se ndonjë njeri tjetër këtu jashtë, se kam marrë përgjegjësi që të tjerët nuk i kanë marrë, përveç faktit që kam mbajtur një fletë në dorë dhe kanë dalë aty veshur bukur.
Einxhel: Për kë e kishe këtë?
Donaldi: Për atë që thua ti.
Përveçëse nga ndjekësit edhe Dalina Buzi, e cila ka qenë e ftuar disa herë në live show e “Big Brother VIP” e ka vënë re këtë detaj dhe e ka quajtur si veprim egoist, që nuk e tregon aspak dashurinë që pretendojnë të tjerët se e ka Donaldi për Borën.