MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Dhëmballët e pjekurisë, a duhet të hiqen sapo dalin?

18.02.2022 - 11:24

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Dhëmballët e pjekurisë, a duhet të hiqen sapo dalin?

Mjeku: Dhëmballët e pjekurisë janë dhëmballë që dalin të fundit dhe mund të hiqen të parat. Them mund të hiqen, sepse kjo nuk është e prerë. Procesi i eruptimit të dhëmballëve të pjekurisë është i ndryshëm tek gjithsecili. Hiqen kryesisht tek ata persona të cilët ky proces u shoqërohet me dhimbje, pasi nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për t’u pozicionuar në gojë si gjithë dhëmballët e tjera. Hiqen në rastet kur procesi i daljes të tyre dëmton dhëmballët fqinje. Apo edhe në rastet kur bëhen shkak për aromë bezdisëse në gojë, pasi shoqërohen shpesh me formim të xhepave gingivare dhe janë shumë të vështira për t’u pastruar nga ana e pacientit, sado që ky i fundit të kujdeset për higjienën e gojës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.