MENU
klinika

''Bashkë në paqe dhe në luftë''

Dita e parë e martesës, në mbrojtje të Ukrahinës

26.02.2022 - 09:58

         Ata të dy, u martuan vetëm disa orë pasi Rusia filloi pushtimin e vendit të tyre. Yaryna Arieva dhe Sviatoslav Fursin e kaluan ditën e parë si çift i sapomartuar, me armë në dorë dhe duke u përgatitur për të mbrojtur Ukrahinën.

Të dy, pjesë e Forcave të Mbrojtjes Territoriale, një degë e forcave të armatosura të Ukrahinës, kryesisht e përbërë nga vullnetarët – 21 dhe 24 vjeç; Yaryna Arieva dhe i fejuari Sviatoslav Fursin, do të martoheshin më 6 maj, por planet ua prishi lufta.


“Është situatë e vështirë dhe do të luftojmë për tokën tonë, – shpjegoi vajza.  – Mund të vdisnim, ndaj donim të ishim bashkë edhe para rrezikut”.

Kështu, të enjten e 24 shkurtit, me zhurmën e sirenave të alarmit në vend të muzikës ceremoniale, dy të rinjtë përshpejtuan shkresat për bashkim dhe më pas, nxituan drejt manastirit të Shën Mëhillit në Kiev, ku u martuan, sipas CNN.

”Duhet të mbrojmë vendin tonë, njerëzit që duam dhe tokën ku jetojmë”, – shtoi e reja.

Pas ceremonisë fetare, të dy shkuan për t’u regjistruar në qendrën e Mbrojtjes së Territorit. Të premten, më 25 shkurt, Arieva postoi një fotografi në ”Facebook”, ku ajo dhe bashkëshorti marrin armët, duke shkruar: “Fotografia e parë familjare, pas dasmës. Në ditën e dytë të luftës. Drejtësia do të triumfojë”.

Ajo shtoi gjithastu, se shpreson që një ditë të jetë në gjendje të festojë dasmën.

“Ata (rusët), ndoshta do të largohen dhe ne do të kemi mundësinë për të festuar normalisht. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë dhe vendi ynë, të jetë i sigurt dhe në paqe, pa rusët”.

“Për momentin, po bëjmë gjithçka që mundemi. Ka shumë punë për të bërë, por megjithatë, shpresoj se gjithçka do të përmirësojet”, – tha Arieva, duke shtuar se edhe civilëve që nuk janë pjesë e Forcës Mbrojtëse, u janë dhanë armë.

“Ka disa vende ku mund t’i merrni, thjesht bëni kërkesën dhe mund të jeni edhe ju, në mbrojtje të vendin,” – tha ajo. “Kjo është situata.”