MENU
klinika

Futbollisti ukrainas

“Dua të luftoj për Ukrainën, por nuk di të qëlloj”

25.02.2022 - 15:59

Edhe sportistët ukrainas janë gati të luftojnë për të mbrojtur vendin e tyre. Njëri prej tyre është edhe futbollisti i Sporting Gijon, Vasyl Kravets. Në një intervistë për “Marca”, ai është shprehur i gatshëm për të shkuar në luftë dhe të mbrojë vendin e tij:

“Ata po vrasin njerëz, civil dhe ata në spitale. E gjitha për fajin e Putinit dhe me këtë nuk them që është faji i Rusisë, por i Putinit. Ne jemi një shtet që duam të jetojmë në paqe dhe të mos sulmojmë as edhe një.

Unë sinqerisht dua të shkoj në luftë dhe të ndihmoj popullin tim, por unë nuk mund të ndihmoj, sepse nuk di të gjuaj me armë. Por unë sërish dua të ndihmoj dhe, nëse do të ishte e nevojshme do të shkoja të mbroja territorin tim. Është një detyrë për ukrainasit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Futbollisti i Atalantës sonte në fushë

“Familjet tona në rrezik, si mund të ndalet ky tmerr”