MENU
klinika

Nëse Gjykata Kushtetuese konfirmon vendimin e Parlamentit

“DW”: Pritet zgjedhja e një presidenti/e të përkohshëm

02.02.2022 - 10:49

Do ta konfirmojë Gjykata Kushtetuese vendimin e Parlamentit për shkarkimin e Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta apo do ta rrëzojë atë duke e lënë Metën të përfundojë mandatin e tij presidencial në korrik të këtij viti?

Është hedhur hapi përfundimtar i një procesi, i cili nisi me akuza nga mazhoranca socialiste, vazhdoi me ngritjen e një komisioni hetimor, hedhjen në votë dhe vendimin e Parlamentit pro shkarkimit të Presidentit Meta.

Gjykata Kushtetuese nisi të martën, (01.02) procesin e gjykimit të vendimit të Parlamentit me një seancë publike dhe praninë e të dyja palëve: Parlamentit dhe Presidencës. Seanca që zgjati 9 orë do të rifillojë tër e enjten (03.02). Që nga bërja funksionale e kësaj gjykate, në fund dhjetorin e vitit 2020, pas tri vitesh mosfunksionimi, vendimi për Presidentin Meta është sprova e saj më e rëndësishme.

Për herë të parë në historinë e Gjykatës Kushtetetuese në Shqipëri, kjo gjykatë do të marrë një vendim për shkarkimin ose jo të një kreu shteti. Me fjalë të tjera kjo gjykatë duhet të gjykojë nëse vendimi i parlamentit është konform me kushtetutën, ligjin themeltar të shtetit, apo bie ndesh me të.

Në qershor të vitit të kaluar, parlamenti i ri, i dalë nga Parlamentaret 2021 mori me 104 vota pro nga 140 deputetë gjithsej, vendimin për shkarkimin e presidentit Meta për shkak të “deklaratave të tija publike para dhe gjatë fushatës elektorale që nxitën dhunë dhe shkelën kushtetutën.” Hyrja në fuqi e këtij vendimi bëhet vetëm, nëse Gjykata Kushtetuese e konfirmon atë.

Rrëzohet kërkesa e Metës për ndryshim të trupit gjykues

Presidenti Meta, që vendimin e Parlamentit për shkarkimin e tij e quan “antikushtetues dhe qesharak” nuk mori pjesë në seancën e parë të Gjykatës Kushtetuese për fatin e tij presidencial.

Përfaqësuesit e tij ligjorë kërkuan që disa gjyqtarë nga trupa me shtatë gjyqtarë kushtetues të përjashtoheshin nga gjykimi apo të jepnin dorëheqje me pretendimin e mungesës së paanshmërisë nga ana e tyre. Por përfaqësuesja e parlamentit, si palë në proces, e quajti kërkesën e përfaqësuesve ligjorë të presidentit ”abuzive, që synon zvarritjen e procesit..”

Seanca publike që do të rifillojë të enjten, (03.02) do të merret me dëgjimin e argumentave të palës së përfaqësuesve ligjorë të Presidentit Meta kundër vendimit të Parlamentit.

Gjykata Kushtetuese: 30 ditë kohë për të marrë vendim

Procesi i gjyqësor në GJK për të konfirmuar ose hedhur poshtë vendimin e Parlamentit për shkarkimin e Presidentit Meta ka nje afat: ai duhet të merret brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancave gjyqësore. Të paktën pesë nga shtatë anëtarët e GJK duhet të votojnë pro ose kundër vendimit të parlamentit.

Burime zyrtare thanë për DW se nëse Gjykata Kushtetuese konfirmon vendimin e Parlamentit për shkakimin e Presidentit, Ilir Meta, pritet zgjedhja e një presidenti/e të përkohshëm, për disa muaj deri në korrik, kur do të zhvillohen procedurat kushtetuese për zgjedhjen e kreut të shtetit me mandat pesë vjeꞔar.

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika