MENU
klinika

"Mezi pres 24 korrikun!"

Dy ditë pas vendimit të GjK/ Meta: Situata po ndryshon me shpejtësi

18.02.2022 - 14:24

Presidenti Ilir Meta thotë se mezi pret që të përfundojë mandati i tij në krye të shtetit.

Ai ka shpërndarë në Facebook, një deklaratë të bërë një ditë më parë ku thot se situata po ndryshon me shpejtësi.

Sipas Presidentit, vetëm Zoti dhe populli i 2 marsit mund të mbrojnë Shqipërinë.

Postimi i Ilir Metës:

Zoti dhe populli i 2 Marsit e ruajnë dhe e mbrojnë Shqipërinë! Ndjenja e shqiptarëve për të reaguar ndaj një arrogance që synon t’i frikësojë, t’i depersonalizojë edhe t’i largojë nga vendi, është e jashtëzakonshme.

Situata po ndryshon me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe me një dinamikë të shkëlqyer. Unë mezi po e pres 24 korrikun 2022.

Dy ditë më parë, Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos shkarkojë Presidentin Ilir Meta.