MENU
klinika

Një vajzë i ‘fut në sherr’

Dy grupe në Mamurras qëllohen me breshëri plumbash

22.02.2022 - 13:37

Një konflikt që dyshohet se nisi për ngacmimin e një vajze përfundoi në përplasje të armatosur mes dy grupeve në Mamurras te Kurbinit. Gentian Diva dhe Alban Skonja, 40 dhe 39 vjeç mbetën të plagosur në këtë ngjarje të shënuar rreth mesnatës. Ata po udhëtonin në një makinë kur u qëlluan nga kushërinjtë Kastriot dhe Armando Lleshaj. Sulmit të dy kushërinjtë Lleshaj i është përgjigjur me armë nipi i Gentian Divës, 19-vjeçarin Andi Diva, i cili e shoqëronte.

Konflikti mësohet se nisi në Mamurras, ndërsa shkëmbimi i zjarrit nga dy makinat ka vijuar për rreth 1 km! Gjurmët e përplasjes ishin të dukshme edhe disa orë më pas, ndërsa banorët e zonës thonë se jetuan minuta paniku e pasigurie në shtëpi.

‘Me doli gjumi, dhe i dëgjova. Herën e parë dëgjova breshëri të shtënash, por skam parë asgjë! S’kemi drita, janë këputur telat nga të shtënat. Ka gjuajtur automatiku e armët, ku me dalë jashtë, jemi tmerruar.’- u shprehën banorët.

Gentian Diva dhe Alban Skonja janë sjellë në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor, ndërsa 19 vjeçari Andi Diva përfundoi në prangat e policisë! Ndërsa autorët e tjerë Kastriot dhe Armando Lleshaj arritën ti shpëtojnë prangave dhe tashmë janë të lirë në arrati.

Hetimet e para kanë treguar se shkak për luftën mes dy grupeve u bë ngacmimi i një vajze që ishte në shoqërinë e të plagosurve nga kushërinjtë Lleshaj! Megjithatë hetimet vijojnë!

40 vjeçari Gentian Diva, është i vëllai Enver Divës, i arrestuar si i implikuar në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, në Durrës. Ai rezulton po ashtu person me precedent penalë, pasi në vitin 2000 kanë grabitur dhe me armë duke lënë të vdekur një shofer në Mamurras!