MENU
klinika

Pushtimi rus

Edi Rama nxjerr foton e fëmijëve që nderojnë ushtarët ukrainas

27.02.2022 - 12:56

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social në Facebook, një foto të dy fëmijëve ukrainas që nderojnë ushtarët e kombit të tyre teksa drejtohen për t’u për t’u përballuar me forcat ruse.444472

Ndërkaq, ditën e djeshme Rama siguroi se vendi ynë është i gatshëm të presë qytetarët ukrainas që kërkojnë të largohen nga vendi i tyre pas sulmit nga Rusia.Screenshot_3Sipas tij, kjo është një gjë e natyrshme që e ka bërë vendi ynë gjithmonë si një detyrë morale që do t’u trashëgohet fëmijëve si një nga pasuritë më të mëdha të kulturës morale të këtij vendi dhe kombi.

Ai theksoi se e dha këtë informacion për të shmangur çdo spekulim, do vijnë 200 mijë, 300 mijë, pasi nuk bëhet fjalë për shifra të tilla. Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Rama tha se edhe vendet e tjera kanë ofruar mbështetje për ukrainasit që braktisin vendin.


“Sot në samit jemi angazhuar, këtë herë e kanë bërë ketë gjë edhe vende të tjera, për të mikpritur dhe mirëpritur njerëzit familjarët që largohen apo do largohen nga Ukraina që sigurisht për ne është e natyrshme që ta themi sepse kjo është historia jonë, këta jemi ne, dhe kjo është pasuria që kemi detyrë t’ua trashëgojmë fëmijëve tanë si një nga pasuritë më të mëdha të kulturës morale të këtij kombi. Në këtë situatë dhe në këtë konflikt, çështja e këtyre njerëzve do të jetë shumë në vëmendje të shumë vendeve. Dhe të gjitha vendet pa përjashtim janë shprehur hapur për këtë gjë. Sidoqoftë, desha ta jap këtë informacion edhe për të shmangur spekulimet që do vijnë 100 mijë, që do vijnë 200 mijë, që do vijnë 2 milionë siç do vinin atëherë, nga 600 mijë sepse nuk bëhet fjalë për shifra të tilla, por për shifra me shumë më pak zero dhe dihet që jemi në një fazë të jetës sonë politike dhe sociale ku zerot i kemi si kusur që i shtojmë në fund të fjalisë kur komunikojmë me njëri-tjetrin në debatin politik apo në thashethemin social”, deklaroi Rama.

Kryeministri garantoi qytetarët shqiptarë se qeveria shqiptare do të bëjë çmos që çmimi i energjisë në Shqipëri të mos rritet.

“Ka një valë të inflacionit sugjeruar me rritje të çmimeve në përgjithësi si një pasojë e drejtpërdrejtë të rikthimit të ekonomisë pas shtrëngimit nga pandemia. Ne jemi i vetmi vend apo me ndonjë përjashtim, që nuk e kemi prekur çmimin e energjisë. Në të gjitha komunikimet që unë kam pasur me kolegët në vigjilje të këtij takimi, çështja themelore ka qenë rritja e çmimeve të energjisë, ku në vendet fqinje ka ndikuar shumë fort në faturën e shpenzimeve të konsumatorëve familjarë. Ne jemi zotuar që do bëjmë çmos që ta mbajmë nën kontroll çmimin e energjisë. Për këtë kemi bërë dhe një ndryshim rrënjësor të gjithë skemës së trajtimit të eksportit dhe importit të energjisë dhe deri tani kemi arritur t’ia dalim, që ndodh si rezultat i një sforcoje të madhe të qeverisë. Qeveritë vlerësohen për atë që ndodh, por sytë e ekonomistëve e vlerësojnë për atë që nuk e lënë të ndodhë”, tha Rama.
Por Kryeministri i cilësoi si qiqra në hell kërkesat e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, si dhe shoqatave të biznesit, lidhur me krizën energjetike që pritet të godasë Evropën.

“Më vjen shumë keq që një grup përfaqësues të komunitetit të biznesit kanë dalë me kërkesa sikur kanë zbritur nga hëna dhe nuk kanë dijeni për ngjarjet në tokë. Të dalësh të kërkosh të tilla qiqra kur një hell i nxehtë po rrotullohet në Evropë, vetëm këtu mund të bëj vaki”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka goditur të drejtën ndërkombëtare dhe ka sfiduar politikën. Sipas tij Shqipëria, ndryshe nga shumë shtete të ndryshme të NATO-s, nuk ka varësi të konsiderueshme ndaj Rusisë.

Po ashtu, Rama bëri me dije se do të takojë homologun britanik, Boris Johnson në ditët e ardhshme. Kreu i qeverisë deklaroi se pjesë e këtij diskutimi do të jetë situata në Ukrainë.

“Shpresoj që me kryeministrin britanik do takohem në ditët e ardhshme, sepse do të shkojmë në Londër. Do diskutojmë për këtë megjithëse kemi qenë në kontakt në ditët e mëparshme”, theksoi z.Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN