MENU
klinika

Produksioni merr masa

Ermali i përmendi Donaldit Borën si “provokim”

11.02.2022 - 14:08

Së fundmi, banorët e shtëpisë së “Big Brother” i janë nënshtruar një sfide shumë interesante. Ata kanë mundësi për të darkuar me persona jashtë shtëpisë, si miqtë apo familjarët e tyre. Mirëpo, për të realizuar këto takime ata duhet të paguajnë para të cilat i zbriten çmimit të madh prej 115 mijë euro.

Teksa dy vizitorët e parë ishin opinionistët e formatit, Arbri dhe Balina, mbrëmë shtëpia më e famshme në Shqipëri ka mirëpritur miqtë e tyre, njëkohësisht edhe personazhe publike shumë të njohura për publikun.

Agrona Llakaj, Xhemi Shehu, Ermal Mamaqi, Ed Manushi, Flori Gjini, Salsano Rrapi ishin disa nga të njohurit që darkuan mbrëmjen e djeshme me 6 banorët Donaldin, Ilirin, Beniadën, Monikën, Einxhel dhe Arjola.

Darka ka shkuar në mënyrë fantastike, mes bisedash interesante e batutash të pafundme. Mirëpo, në një moment teksa qëndronin në oborr, Ermal Mamaqi ka “ngacmuar” Donaldin duke i përmendur ish-in e tij, Bora Zemanin.

Mamaqi tha se do ta bënte Borën pjesë të serialit të tij “Hot”, ndërsa Donaldi u vu pak në siklet teksa iu përgjigj duke qeshur që ta paguante mirë.

Pas kësaj skene, duket se produksioni mori masa duke qenë se thërriti në dhomën e rrëfimit Ermal Mamaqin. Më vonë, vizita e tyre në shtëpi përfundoi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Ermal Mamaqi te Xhemi Shehu, këta ishin vizitorët

Si shkoi darka e dytë e banorëve!