Ndonëse ende nuk është zhvilluar Euro 2024 (në Francë), Euro 2028 dhe 2032 kanë marrë propozimet e para. Britania e Madhe dhe Irlanda, pasi hoqën dorë nga mirëpritja e Botërorit 2030, kanë shpallur kandidaturën për të pritur Euro 2028.
Anglia, Skocia, Uellsi, Irlanda e Veriut dhe Republika e Irlandës, janë gati të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, për organizimin e këtij kompeticioni.
Nga ana tjetër, kampionët në fuqi, Italia, dëshiron të mirëpresë të njëjtin kompeticion, por në vitin 2032. Federata Italiane e Futbollit ka dërguar ditën e sotme kërkesën për të shpallur kandidaturën. Vendimi për këto kompeticione pritet të merret në shtator të 2023, pasi duhen pritur dhe kandidaturat nga shtetet e tjera.