MENU
klinika

Formula 1

Ferrari bëhet “kuq e zi”, makina prezantohet më 17 shkurt

09.02.2022 - 17:49

Ferrari do të prezantojë më 17 shkurt makinën e re, e cila do të quhet F1-75. Ndërkohë, dy pilotët e “kokëkuqes” kanë pozuar me uniformat e reja, që japin edhe një detaj se njëvendëshja e re italiane nuk do të jetë tërësisht e kuqe, por edhe e alternuar me të zezën.

Uniforma e re do të jetë kryesisht e kuqe, e ndërthurur edhe me të zezë në pjesën e gjoksit, ndërkohë që pilotët kanë edhe nga një shirit me ngjyrë të verdhë (Carlos Sainz) e të bardhë (Charles Leclerc).

Ferrari synon të jetë protagonist këtë sezon të Formula 1, për t’u rikthyre te fitorja dhe ndalur hegjemoninë e dyshes Mercedes-Red Bull. Këtë vit makinat do të jenë tërësisht të reja, sipas rregullores së garave, ndaj gjithçka është një enigmë për sa i përket këtij sezoni. Testet e para zyrtare do të zhvillohen më 23 mars, në Barcelona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN