MENU
klinika

Sanremo postkovid

”Festivali i butë… i shumë ‘gjinive”

09.02.2022 - 12:54

         Mbylli siparin e surprizave, edicioni i 72-të i festivalit të Sanremos.

Çfarë habiti, pas një situate të gjatë pandemike, ishte fakti që ky festival u vlerësua më shumë se kurrë. Vetëm me Bonolis në krye, ishin arritur shifra kaq të larta interesi. Lind pyetja, çfarë i bindi miliona njerëz për t’u sintonizuar në Rai Uno, plot pesë net njëra pas tjetrës, deri në finalen e madhe? Mbrëmja përmbyllëse do të numëronte 13,380,000 spektatorë, një pjesëmarrje prej 64 për qind.

Sigurisht, falë medieve sociale, janë afruar breza të të gjitha grupmoshave, që konkurrojnë me të rinj, disa nga të cilët, debutojnë në atë skenë së bashku me këngëtarë që e kanë shkelur teatrin, që nga vitet ’60-të  – shkruan Irene Vella.

Me një emërues të vetëm të përbashkët, dëshirën për t’u përfshirë, për të marrë duartrokitjet, nevojën për të ndier ngrohtësinë e një publiku ulur përballë, që për dy vjet të kësaj pandemie të mallkuar e që gdhendi një ndarje shumë të thellë, para dhe pas hannus horribilis ose viti 2020, që ka prekur secilin prej nesh. Nëse vërtet duam ta shohim me sy kritik kovidin, ai na mësoi ta kërkojmë lumturinë në gjërat e vogla, që nuk do të thotë të kënaqemi çfarë sjell fati, sepse me ardhjen e transmetimeve në streaming, shumica prej nesh kanë platforma Netflix, Amazon prime ose Disney plus në shtëpi e megjithatë, zgjodhëm festivalin.

Ka nga ata që e kanë parë, për të vazhduar me komentet në Twitter, apo që kanë vendosur të krijojnë ekipe fantazie për t’u rikthyer për të luajtur, për të vënë baste dhe për të fituar me mijëra njerëz të tjerë, ata që janë ulur në divan me gjithë familjen, secili me këngëtaren e preferuar për të bërë tifo, sepse kurrë më parë, artistët konkurrues nuk kanë mundur të bëjnë gjyshen dhe nipin të këndojnë, të komentojnë veshjet – por emëruesi më i vogël i përbashkët është gjithmonë i njëjti, dëshira për të harruar për një moment dhe për t’ia marrë këngës.

Disa tekste dhe monologje të caktuara, kanë arritur t’i bëjnë njerëzit të reflektojnë, të emocionohen dhe të rishohin një realitet të njohur për të gjithë, dëshira e shëndetshme për t’i marrë gjërat më lehtë, sikur nënvizoi edhe Sabrina Ferilli: “sepse në kohë të tilla të vështira është nevoja të lësh gjërat të rrjedhin, pa u rënduar në zemër, pasi kjo nuk do të thotë sipërfaqësi”.

SANREMO, ITALY – FEBRUARY 05: Amadeus and Sabrina Ferilli attend the 72nd Sanremo Music Festival 2022 at Teatro Ariston on February 05, 2022 in Sanremo, Italy. (Photo by Daniele Venturelli/Daniele Venturelli/Getty Images )

Ndaj, mirë se erdhët me Maneskinët, si super të ftuarit e mbrëmjes së parë dhe në lotët e Damianos, pas interpretimit të këngës “Koraline”! Mirë se erdhët në emocionin e Morandit, tek e shkelte atë skenë që e pa të rritej dhe të bëhej burrë, me zemrën e pastër si fëmijë, të Druzilës, e cila, me elegancën, ironinë dhe zgjuarsinë e saj i bëri të gjithë të pajtohen, madje edhe më skeptikët, ndërsa për ata që nuk kishin shpirt kritik, edhe para triumfit, ajo nuk mund të bënte, apo të thoshte asgjë për t’i bindur për të kundërtën.

Mbaj mend që kur isha e vogël, festivali i Sanremos, për mua kishte vetëm një gjë: super të ftuar të huaj. I prisja si një fëmijë në pritje të Babagjyshit, nga Madona te ”Duran Duran”, duke përjashtuar muzikën italiane, me refrenet e tyre që në atë moment i konsideroja, thjesht plehra dhe që sot, me rehatinë time, e gjej veten duke i kënduar.

Nëse kjo pandemi ka një meritë, ajo ka qenë që na ka afruar me gëzimin e gjërave të vogla, si një skenë që është e mbushur me njerëz prej mishi e gjaku, jo më tullumbace të pikturuara mbështetur në kolltuqe, me buzëqeshje të ngrirë, këngëtarë të jashtëzakonshëm, të aftë për të bërë të harrojmë qoftë edhe për një natë problemet e përditshme, ballafaqim brezash, të cilët, kanë kontribuar në ngritjen e një emisioni të sinqertë, sepse shikuesi nuk është budalla, ai vë re gafat e përgatitura dhe të sajuara, por e percepton kur dëshira për t’u argëtuar është e vërtetë.

Në podium u ngjitën tre breza, që, në vend që të bënin luftë, bashkëpunuan çdo momenti, nga mbrëmja në  mbrëmje: Në atë përqafim, mes Blankos dhe Morandit është një botë e tërë, ajo fjali e thënë nga ai tetëmbëdhjetëvjeçar i mrekullueshëm: “Kur të rritem, dua të bëhem si Morandi”, ka vlerësimin, respektin dhe dashurinë e këtyre djemve të mrekullueshëm, që nuk harrojnë nga kanë ardhur, as ku duan të arrijnë.

Le të buzëqeshim sërish… Le të rikthehemi në jetë: “Me duar… e me kokë, me gjoks e zemër dhe me të dy sytë… Ciao, ciao”.

 

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!