MENU
klinika

Reagon Adrola Dushi

Fifi konfirmoi lidhjen me ish burrin e saj

07.02.2022 - 14:06

Fifi ka nisur një lidhje me Adis Patushin. Këngëtarja dhe Adisi konfirmuan lidhjen me disa puthje dhe përqafime që shkëmbyen gjatë koncertit të saj. Videoja ku ata shihen bashkë u bë menjëherë virale, gjë që ka sjellë dhe reagimin e Adrola Dushit. Modelja ka qenë e martuar me Adisin, me të cilin ka dhe një djalë.

Si duket modelja e ka lënë pas të shkuarës dhe ndihet e lumtur për ish partnerin e saj. Ajo ka pëlqyer videon që është virale si për të konfimuar se ajo aprovon lidhjen mes tyre. Kujtojmë që modelja është përfolur shumë për një lidhje të mundshme me Capital T.

Dhe pse kanë lënë disa dyshime nëpër rrjete sociale, ata nuk e kanë pranuar kurrë se janë bashkë.