Forcat ruse kanë hyrë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, kanë thënë zyrtarët lokalë.
Sipas BBC udhëheqësi i administratës rajonale të Harkivit, Oleg Sinegubov, ka deklaruar se mjetet ushtarake “kanë deportuar në qytet”.
Para deklaratave të tij, pamjet e publikuara në mediat sociale tregonin disa makina ushtarake ruse në zonat e afërta të Harkivit.
Sinegubov u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda, duke thënë se trupat ruse duket se janë në qytet.
“Mos u largoni nga vendet ku jeni strehuar! Forcat e Armatosura të Ukrainës janë duke eliminuar armikun. Civilët nuk duhet të dalin nëpër rrugë”.
Ndërkohë mediat ukrainase kanë raportuar se qyteti Nova Kakhavka ka rënë në duart e rusëve.
Ky është qytet i vogël, por me rëndësi strategjike në Lumin Dniepër, i cili furnizon me ujë Gadishullin e Krimesë.
Kryebashkiaku i qytetit, Volodymyr Kovalenko është raportuar të ketë thënë se komiteti ekzekutiv i qytetit ka hequr të gjithë flamujt ukrainas nga qyteti.
Analistët kanë vënë në dukje se avancimi i Rusisë nga jugu ka qenë më i suksesshëm deri më tani, me forcat ushtarake që kërcënojnë Kherson, Mykolaiv dhe Melitopol.