MENU
klinika

Bllokada edhe në sport

Franca: Rusia të përjashtohet nga Kupa e Botës

27.02.2022 - 20:53

Pas sanksioneve ekonomike nga perëndimi ndaj Putinit, reagime të shumta ka pasur edhe në botën e sportit. Pas refuzimit të Polonisë, Suedisë dhe Republikës Çeke, ka mbërritur edhe qëndrimi shumë i ashpër i Federatës Franceze të Futbollit, e cila “merr anën për përjashtimin e Rusisë nga Botërori i ardhshëm”.

Një tjetër sinjal i rëndësishëm i një prej federatave më të rëndësishme të futbollit në Evropë drejt FIFA-s, e cila së shpejti do të duhet të përballet me kërkesat dhe dëshirat e vendeve të ndryshme, të cilat dinë të kërkojnë masa ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Jo vetëm Franca i ka kërkuar FIFA-s përjashtimin e Rusisë nga Kupa e Botës në Katar: edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, në orët e fundit shprehu qëndrimin e tij disa emisarëve të organit që drejton futbollin botëror për pjesëmarrjen e kombëtares ruse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


De Zerbi qëndroi me lojtarët e tij

Trajneri italian refuzoi dy herë të ikte nga Ukraina