Skandali i fundit i Credit Suisse Leak ka bërë jehonë në botë edhe për vetë faktin se sipas të dhënave paraprak rezultojnë se ka shqiptarë kanë depozituar para në këtë banke të fuqishme në Zvicër. Skandali ka marrë përmasa të mëdha pasi, Credit Suisse Bank pas përflitet se ka edhe persona që janë nga Shqipëri që kanë depozituar para në mënyrë direkt apo të fshehur nën emra të tjerë. Për këtë çështje në studion e Zona Zero ka folur gazetari investigativ italian, Lorenzo Bagnoli si pjesë e rrjetit ka zbuluar skandalin në IrpiMedia.
“Të dhënat na vijnë nga një burim i panjohur, Süddeutsche Zeitung, që ne i bëmë në një rrjet gazetarësh, një rrjet kundër korrupsionit. Puna jonë u përpoqën që të shikonim korrektësinë e këtyre të dhënave e ishin të vështira, sepse bëhet fjalë për të dhënë e llogari bankare që janë sekrete e konfidenciale. Në disa raste kemi zbuluar se as autoritetet gjyqësore nuk kishin pasur akses, si në rastet e Panama Papers. Duhet të verifikojmë nëse janë të sakta. Mbasi kemi mbledhur rreth 30 mijë mbajtës llogari bankare”, tha Bagnoli.
Por a ka shqiptarë që kanë depozituar para në këtë Banka të Zvicrës, duke për një tjetër skandal pas asaj të Pandora Papers? Gazetari italian u shpreh se janë 30 shqiptarë që rezultojnë që kanë llogari bankare në këtë Bankë, por duhet pritur që të verifikohen në të ardhmen, pasi nuk mund të flitet për saktësi
“Puna po themi që na fillimi, ka filluar një vit më par,ë e ka pasur një përfshirje të mëdha apo më të vogël për mediat. Në këto verifikimi këto i kemi bërë për të paktën 6 muaj. Rreth 700 italianë, të paktën 400 me prejardhje, ishin me vendbanim specifik edhe në Venezuelës, pra që nuk e kanë shtetësinë në vendin e tyre, e kjo e ka bërë në një farë mënyrë të vështirë identifikimin e tyre dhe gjetjen e llogarive bankare. Rreth 30 vetë shqiptarë që ndodhen, një pjesë konsistojnë dhe kanë rezidencën në Itali, do të punojmë me këta dhe mbi këta. Pjesë me vështirë është procesi i verifikimit të të dhënave. Ky është një element i ri, e kundrejt të dhënave të mëparshme. Të fshehur politikanët shqiptarë? E konfirmoj, që politikanët janë të fshehur, jemi duke punuar pikërisht me këtë, nuk mund të japë info që s’kanë dalë e konfirmuar dhe pa verifikuar. Ka shumë politikanë, një prej arsyeja është për nivelin e sigurisë që ka pasur kjo bankë”, tha gazetari italian.
Ndërsa skandali përfshin listën e personave që kanë llogari bankare që nga viti 1940-2011, pra një periudhë e gjatë, e ku aludohet se pjesa më e madhe e tyre kanë vdekur edhe pse rezultojnë me llogari bankare të hapur. Emrat kanë dalë se si ish-kryeministri Ukrainës ka 200 milionë USD apo dhe vetë mbreti i Jordanisë.