MENU
klinika

VIDEO

Gazetari qëllon me shuplakë politikanin prorus, live në studio

20.02.2022 - 13:10

Një gazetar i televizionit 47A ka goditur me grusht në fytyrë një politikan pro-rus gjatë transmetimit live në Kiev. Më pas dy burrat janë ndeshur fizikisht, ndërsa në studio ndodhej edhe ish-kryeministri i vendit.

Sherri ndodhi mes ligjvënësit Nestor Shufrych, anëtar i partisë pro-ruse Platforma Opozitare Për Jetën, dhe gazetarit Yuriy Butusov.

Politikani u pyet nga moderatori nëse distancohej nga fakti që trupat ruse po shtohen në kufi për një pushtim të mundshëm ndaj Ukrainës. Pas përgjigjes së tij mohuese, gazetari është ngritur dhe e ka qëlluar fillimisht në fytyrë pastaj e ka shtrirë përtokë ndërsa kolegët nuk ia hiqnin dot nga duart.

Incidenti tregon tensionin e lartë brenda Ukrainës ndërsa Rusia është reshtuar me ushtri dhe armatime të rënda në kufijtë e saj.

Më poshtë video: